Elmi Reçica pret në Kuvend studentët e juridikut: Të rinjtë të jenë të vëmendshëm se kujt po ia japin votën

Elmi Reçica pret në Kuvend studentët e juridikut: Të rinjtë të jenë të vëmendshëm se kujt po ia japin votën

Elmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës bashkë me Rashit Qalajn kanë pritur në Kuvend studentët e Fakulteti Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Reçica njoftoi se me studentët diskutoi për rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset që kalon shteti.

Ai gjatë këtij takimi foli edhe për kushtet për punësim dhe mirëqenien.

 

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me kolegun Rashit Qalaj, mirëpritëm në Kuvend studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Diskutuam për rëndësinë e rinisë, veçanërisht asaj studentore, e cila duhet të jetë më aktive në proceset që po kalon shteti ynë.

Trajtuam çështje si funksionimi i Kuvendit, sfidat e rinisë, dhe fenomenin shqetësues të migrimit. U theksua nevoja për kushte më të mira për punësim dhe mirëqenie. Gjithashtu, theksuam rëndësinë që të rinjtë të jenë të vëmendshëm se kujt po ia japin votën, pasi me votën e tyre përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit.

Shpërndaje në: