Ushqimi me insekte, fije floku, e plastikë në Mensë – reagon Qendra e Studentëve

Ushqimi me insekte, fije floku, e plastikë në Mensë – reagon Qendra e Studentëve

Në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë gjetur insekte dhe krimba.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi ka shpërndarë në Facebook disa fotografi të ushqimit që ka pranuar sot, ku shihen krimba dhe insekte në pjata.

Ajo thotë se për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi qeveria dhe Ministria e Arsimit.

Për këtë Qendra e Studentëve në Prishtinë ka reaguar pas raportimeve të ngritura në rrjetet sociale dhe shqetësimeve për cilësinë e ushqimit në Mensën e Studentëve.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Qendra e Studentëve deklaroi se “këto fotografi janë të orkestruara dhe qëllim keqe për t’a dëmtuar imazhin e mensës së studentëve.”

Sipas tyre “çdo artikull ushqimorë që hynë në depon e mensës, përgatitet në kuzhinë dhe servohet për student i nënshtrohet kontrollit tonë të brendshëm dhe periodikisht kontrollohet nga Inspektoriati Sanitar AUV-it.

Sa i përket cilësisë së ushqimit, ata shtuan: “Ne konsiderojmë se shërbimet tona janë në nivel maksimal, duke ofruar ushqim cilësor dhe njëkohësisht niveli i higjenës është i mirë.”

 

 

E tmerrshme: Deputetja e AAK publikon foto, gjenden insekte në ushqimin e studentëve në Mensë

Shpërndaje në: