AGK-ja e dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i alarmuar me kërcënimin me vrasje që sipas tyre, gazetari dhe drejtuesi i portalit “Periskopi”, Ilir Mirena, ka marrë sot.
AGK-ja tha se është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit,t eksa ka ftuar policinë që ta hetojë urgjentisht rastin.
“Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit”, thuhet në reagim.
Më tej, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe VV-në që sipas tyre, të mos nxisë, por të kontribuojë në zbutjen e diskursit të rënduar publik kundër gazetarëve dhe medieve në vend.