Përse të paguajmë për konsum të përbashkët?
Konsumi i përbashkët i energjisë termike paraqet sasinë e energjisë termike të pamatur nga matësit individual të nxehtësisë, por përfshihet në faturë sipas metodologjisë së ZRRE-së.
Shpërndarja e konsumit të përbashkët llogaritet dhe faturohet bazuar në pjesëmarrjen e sipërfaqes ngrohëse të njësisë të banimit gjegjësisht të lokalit afarist ndaj totalit të sipërfaqes së ndërtesës kolektive. Kjo vlerë e aprovuar nga ZRRE përbën 20% të konsumit të energjisë termike në ndërtesë kolektive.
Konsumi i përbashkët ju faturohet të gjitha njësive banesore me matës dhe pa matës, ndërsa vlera ndryshon çdo muaj, varësisht nga konsumi total i energjisë termike.
Si mund të ulet konsumi i përbashkët i energjisë termike?
- Me termoizolimin e gypave të rrjetit sekondar;
- Me montimin me mbylljes automatike të derës kryesore të hyrjes së ndërtesës kolektive;
- Me xhamëzimin e gjitha dritareve të koridoreve të ndërtesës kolektive, etj.