Rahoveci ndalon përdorimin e fishekzjarreve, shkelësit do të gjobiten me 100 euro
Edhe komuna e Rahovecit e ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike.
Kryetari Smajl Latifi ka thënë se shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.
“Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike. Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.”