“Ka dëme materiale”-Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit “Apetit sh.p.k”

“Ka dëme materiale”-Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit “Apetit sh.p.k”

Fabrika e mishit “Apetit sh.p.k” në fshatin Babimovc të Obiliqit është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti.

Shpërndaje në: