Sot certifikohen disa subjekte politike dhe kandidatë që janë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot certifikohen disa subjekte politike dhe kandidatë që janë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet t’i certifikojë 11 subjekte politike me më shumë se 600 kandidatë që janë në garë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e mërkurë, 18 dhjetor 2024) në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me më shumë se 600 kandidatë”, ka thënë Elezi për Express.

Shpërndaje në: