Limaj nga Ferizaj: E kemi obligim nga e kaluara jonë, familja, dhe tradita, që ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj sot ka vizituar Ferizajn, nga ku tha se mori mbështetje të madhe nga qytetarët.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se “jemi bashkuar për të mirën e Kosovës, duke u zotuar se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria dhe pavarësimi energjetik janë detyrë e jonë në mandatin e ardhshëm”.
Postimi i plotë:
Në Jezerc të Ferizajt morëm mbështetje të jashtëzakonshme për NISMA Socialdemokrate!
Qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-së dhe listës tonë për një Kosovë fituese, që është veçVEPRA, prandaj ne e kemi obligim nga e kaluara jonë, familja, dhe tradita, që ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë.
Sot, më shumë se dje, jemi bashkuar për të mirën e Kosovës, duke u zotuar se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria dhe pavarësimi energjetik janë detyrë e jonë në mandatin e ardhshëm.
#veçVEPRA
#NISMASocialdemokrate