Abdixhiku: Derisa të tjerët propagandojnë e merren me ne, ne merremi me të ardhmen

Abdixhiku: Derisa të tjerët propagandojnë e merren me ne, ne merremi me të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin për Drejtësi, Mbrojtje e Siguri.

Ai ka thënë se “LDK me program ambicioz i përgjigjet propagandës së pushtetit”.

“Derisa të tjerët propagandojnë e merren me ne, ne merremi me të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku në Lipjan.

Ndër të tjera, ai ka thënë se do të ristrukturohet Policia, duke shtuar numrin e policëve për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Ristrukturimin e Policisë së Kosovës me 10,000 policë në uniformë, ose mbi 2,000 policë më shumë se sa kemi tani. Pajisjen e Policisë me 1,200 vetura të reja dhe me kamera trupore për të gjitha patrullat”, ka thënë ai.

Abdixhiku po ashtu ka thënë se Kosova ka nevojë për një ushtri moderne dhe anëtarësim në NATO.

Ai ka ripërsëritur zotimim për arsimim ushtarak dhe ndërtimin e 4 kazermave ushtarake.

Sa i përket drejtësisë, Abdixhiku ka thënë se do të përmbyllet procesi i vettingut, derisa ka thënë se do të bëhet edhe digjitalimi i drejtësisë.

“Me programin tonë, me ekipin e fitores, dhe me besimin qytetar në rritje do ta ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë”, ka thënë Abdixhiku.

Shpërndaje në: