Krasniqi takohet me Ali Ahmetin: Cenimi i përdorimit të gjuhës shqipe nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike

Krasniqi takohet me Ali Ahmetin: Cenimi i përdorimit të gjuhës shqipe nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me kryetarin e BDI-së. Ali Ahmeti.

Krasniqi tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Takimet me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetin, janë gjithmonë të veçanta, kuptimplota dhe të sinqerta. Edhe sot pata kënaqësinë ta pres në selinë e PDK-së dhe të diskutojmë për bashkëpunimin tonë dhe për sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje. Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike.

Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim.

Faleminderit për vizitën, mik i çmuar!

Shpërndaje në: