Osmani udhëton për Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE- Ballkani Perëndimor.
Bëhet e ditur se Osmani do të jetë krah liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e presidencës.
E para e shtetit ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku zhvilloi disa takime me kongresistë e senatorë.