Sfidat e rrezikshme për fëmijë, Policia apel për kujdes në përdorimin e TikTok-ut

Sfidat e rrezikshme për fëmijë, Policia apel për kujdes në përdorimin e TikTok-ut

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në përdorimin e platformës TikTok ku kohëve të fundit po realizohen sfida të rrezikshme për të rinjtë dhe fëmijët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim që të raportojnë në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, në veçanti ndaj platformës TikTok, në të cilën kohe pas kohe publikohen sfida të ndryshme për të rinjtë/fëmijë, e të cilat nëse provohen mund të shkaktojnë pasoja në shëndetin dhe jetën e tyre. Policia e Kosovës po ashtu u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që të raportojnë në Policinë e Kosovës në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre. “Të dashur fëmijë dhe prindër, kujdesi në botën virtuale është po aq i rëndësishëm sa ai në jetën reale. Mos u mashtroni nga ajo që shihni në rrjetet sociale dhe mos bëni pjesë në lojëra që rrezikojnë jetën. Bisedoni hapur me prindërit dhe mësuesit tuaj – vetëm së bashku mund të mbrojmë veten dhe të tjerët”, thotë policia.

May be a doodle of ‎phone, skateboard and ‎text that says '‎Te DASHUR , NE E DIME αE JU JENI TE Τe DALLONI JETEN REALE NGA AJO VIRTUALE, PRANDAJ JU LUTEMI TE TREGONI KUJDES PER ATE αE SHIHNI ΝE RRJETET SOCIALE. 우미의방이 이6이 POLICE SUPERHERONJTE NUK JANE TE KUJDESUNI PER VETEN DHE TUAJ. C MOS บ BẼNI PJESE E LOJERAVE e RREZIKOJNE JETEN. هن ·KUJDESUNI PER NJỄRI- TJETRIN, BASHKEBISEDONI ME PRINDERIT DHE ARSIMTARET DHE MOS HEZITONI Te MBRONI VETEN DHE Te . 酒 RAPORTONI NE POLICINE KOSOVES NESE JENI DESHMITARE TE SFIDAVE TE TILLA NẺ 92 www.knsmomapaicn.com ewiller.com/Kosovo Pulice infa@kasovopalice.co Apikacioni ajmero Policine‎'‎‎

Shpërndaje në: