Mushkolaj: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin do të shfrytëzohet për fushatën zgjedhore

Mushkolaj: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin do të shfrytëzohet për fushatën zgjedhore

Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruar se ftesa e refuzuar nga kryeministri Albin Kurti për të dhënë dëshminë lidhur me rezervat shtetërore do të shfrytëzohet “maksimalisht e mrekullisht” nga kreu i ekzekutivit si një “lojë” për fushatën zgjedhore.

Mushkolaj në Tv Dukagjini u shpreh se Kurti është dashur të dëshmojë sot sikurse kanë bërë edhe akterët e tjerë politik në vend.

“Është dashtë me shku Kurti për të dëshmuar si të tjerët. Kjo është lojë e Kurtit në prag të zgjedhjeve, sepse me Prokurorinë Speciale, kryeministri ka pasur probleme në kuptimin e deklarimeve publike. Edhe në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka sulmuar ashpër Prokurorinë Speciale, si në rastin e Nagip Krasniqin. Nuk ka nevojë Prokurori special me shku në Zyrën e Kryeministrit, për shkak nuk janë në shërbim të Kurtit por dihet se ku është lokacioni i tyre. Kurti duhet të shkojë të japë dëshminë e tij si dëshmitar”, u shpreh Mushkolaj.

“Nëse Kurti pret që Prokuroria Speciale të shkojë me policë me arrestu dhe me u qu me dhunë me dëshmu, nuk do ta arrijë atë qëllim. Kjo është vazhdë e cilësimit të Prokurorisë Speciale si gogoli, që nuk na len me punu, përparu e që po na pengon e shpif ndaj neve, duke ngritur akuza të pabaza etj. Kjo do të shfrytëzohet mrekullisht në fushatën zgjedhore”, tha Mushkolaj.

Shpërndaje në: