Armend Zemaj thotë se Kurti mund të përfundojë si i dyshuar

Armend Zemaj thotë se Kurti mund të përfundojë si i dyshuar

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se “Kurti në rolin e kryeministrit heziton t’i përgjigjet drejtësisë”.

Sa i përket ftesës që Prokuroria Speciale ia ka bërë Kurtit për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit, Zemaj tha se Kurti edhe mund të bëhet pjesë e procedurës penale.

“Nga shkuarja aty dëshmitar, ai mund të bëhet edhe pjesë e procedurës penale. Nuk po e paragjykojmë apo gjykojmë, atë ia lëmë drejtësisë. E jona ka qenë ne e kemi evidentu si keqpërdorim, që me pas zbatim të ligjit, me marrë masa ndaj njerëzve të korruptuar, po thotë drejtësia e faktet që ky ka qëndru në mbrojtje të tyre”, tha Zemaj në Pressing.

Shpërndaje në: