Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Delvinë, arrestohen 11 persona

Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë e Delvinë, arrestohen 11 persona
Policia e Vlorë finalizoi operacioni e koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Policia ekzekutoi 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi ndërsa gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe një 36-vjeçar, i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Panajot Feim Bala, 49 vjeç, banues në Delvinë.
Nga ky operacion u arrestuan:
1. Mili Kadri Hamzaj, 35 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
2. Evinio Kadri Hamzaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
3. Eduart Vilson Taka, 30 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
4. Mina Mitro Dedi, 42 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Sarandë.
5. Fatjon Bujar Abazi,35 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
6. Osmën Bujar Abazi, 29 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
7. Juxhin Nasir Isufi, 32 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
8. Drago Jorgo Qëndro, 35 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
9. Xhuljan Fatmir Meçani, 27 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
10.Stelio Fatmir Meçani, 21 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
11. Enver Vehbi Haxhi, 68 vjeç, lindur dhe banes ne Sarandë.
“Në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, Algert Ramo Caushi banues ne Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë”.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë ndërsa mterialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”./euronews.al

Shpërndaje në: