Alban Zogaj tregon synimet e tij: Ekonomi e zhvilluar, arsim cilësor dhe infrastrukturë moderne
Alban Zogaj ka treguar për prioritetet që i ka për Kosovën.
Ai tha se synon ekonomi të zhvilluar, e arsim cilësor.
Postimi i plotë:
Çfarë prioritetesh kam për Kosovën? Ja vizioni im:
📈 Ekonomi e zhvilluar dhe e qëndrueshme: Mbështetje për bizneset e vogla, krijimi i vendeve të reja të punës dhe forcimi i sektorëve strategjikë për një ekonomi të fortë.
🏗️ Infrastrukturë moderne dhe funksionale: Përfundimi i projekteve kyçe si rrugët dhe unazat e qyteteve, për një lidhje më të mirë mes rajoneve dhe më shumë mundësi zhvillimi.
🎓 Arsimim cilësor për të gjithë: Reforma në sistemin arsimor, duke përfshirë investime në shkolla, programe trajnimi dhe teknologji moderne.
Së bashku mund t’i bëjmë këto prioritete realitet! #AlbanZogaj #Voto28 #BëhuNdryshimi