Rutte: Sulmi në kanalin e ujit në Kosovë tregoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i brishtë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka përsëritur sot se sulmi në kanalin Ibër-Lepenc në Kosovë më 29 nëntor tregon brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Rute falënderoi gjithashtu komandantin e KFOR-it, për siç tha ai, vendosjen e shpejtë të trupave për të siguruar infrastrukturën kritike.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që misioni i KFOR-it të përmbushë mandatin e OKB-së. Është e rëndësishme që ata që qëndrojnë pas këtij sulmi të përgjigjen,” tha Rutte gjatë një konference për shtyp me kryeministrin malazez Milojko Spajiç.