U lirua nga arresti shtëpiak/ SPAK apelon vendimin për Berishën, kërkon rikthimin e masës
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, kërkesën për lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës.
SPAK ka kërkuar të mbetet në fuqi masa që iu revokua nga gjyqtarja Fjorela Davidhi. SPAK ka mbyllur hetimet dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e korrupsionit në dosjen Partizani ish kryeministrit.
Bashkë me të, SPAK ka kërkuar që të gjykohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, që mbahet i izoluar në banesë për korrupsion e pastrim parash por edhe dy biznesmene dhe një notere.
Ish-kryeministri Sali Berisha qëndronte në masën e “arrestit shtëpiak” prej 30 dhjetorit 2023.
Kjo masë e dytë shtrënguese erdhi pasi ai nuk pranoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.