Miftaraj ironizon Kurtin: Më ftuan Prokuroria, ju tregova që kam me lu futboll e i ftova në stadion me ma marr dëshminë

Miftaraj ironizon Kurtin: Më ftuan Prokuroria, ju tregova që kam me lu futboll e i ftova në stadion me ma marr dëshminë

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka ironizuar me Kryeministrin Albin Kurti i cili u shpreh i gatshëm për t’u intervistuar nga prokurorët e Prokurorisë Speciale në zyërn e tij “me një ditë dhe orë të dakorduar” nga të dyja palët.

Miftaraj përmes një postimi të bërë në Facebook, ka ironizuar duke thënë se është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim, por që siç thotë ai “do të shkojë të shoh një ndeshje futbolli, dhe ka ftuar prokurorinë ta marrë dëshminë e tij në stadium”.

“Ml ftuan prokuroria si dlshmitar nl njl rast penal. Fola me prokurorin, i tregova se sonte kam me shku me shiku futboll, dhe i propozova me ardh prokurori me ma marrl deshmine ne stadion. Mbeti prokurori me fol me administratën, me zyrtarin ligjor, procesmbajtesin ql me sjell me vete laptopin dhe printerin nl stadion. Pas deshmisl, e printojmë procesverbalin dhe e nenshkruaj. Besoj se e gjejmë një kabllo të rrymës për printer. Në emër tl sundimit te ligiit, luftes kunder korrupsion dhe qeverise me duar te pastra e bëra këtë sakrificë”, shkruan Miftaraj.

Shpërndaje në: