12 persona vdesin në konviktin e resortit të skive në Gjeorgji, dyshohet për helmim nga monoksidi i karbonit

12 persona vdesin në konviktin e resortit të skive në Gjeorgji, dyshohet për helmim nga monoksidi i karbonit

Trupat e pajetë të 12 personave u gjetën në konviktin e një restauranti që funksiononte në vendpushimin e skive Gudauri në komunën Kazbegi të Gjeorgjisë, shkruan Anadolu.

Trupat u gjetën nga policia në konviktin e një restoranti indian në Gudauri, tha Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë në një deklaratë me shkrim.

Sipas deklaratës dhe hetimeve paraprake, nuk u raportua për shenja dhune në trupa, 11 nga të vdekurit ishin të huaj dhe një shtetas gjeorgjian.Autoritete dyshojnë për helmim nga monoksidi i karbonit si shkak i kësaj tragjedie.

Në deklaratë thuhet se mundësia që ka shkaktuar vdekjen aksidentale ishte një gjenerator, i cili mendohet se është vendosur në konvikt për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në lokal ditën e djeshme.

Shpërndaje në: