Përleshja e dy grupeve në Fushë-Kosovë/ Policia: Viktima është plagosur në këmbë, tre persona të arrestuar
Dy grupe janë përleshur mes veti gjatë vikendit në Fushë-Kosovë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Tre persona kanë përfunduar në pranga ndërsa viktima me plagë në këmbë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë, ndërsa të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit me urdhër të prokurorit.
“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas trajtimit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.