BE-ja dërgon një diplomat për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të hënën se i dërguari i bllokut për Sirinë do të shkonte në Damask për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë, ndërsa fuqitë perëndimore po intensifikojnë angazhimet pas rrëzimit të Bashar al-Assadit.
Kjo lëvizje nga Brukseli vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe thanë se kishin kontaktuar autoritetet e reja në Damask, të udhëhequra nga grupi rebel, Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
Fuqi rajonale dhe ndërkombëtare kanë nisur kontaktet me liderët e rinj në Siri pas rrëzimit të Assadit përmes një ofensivë, duke i dhënë fund pesë dekadave të sundimit të familjes së tij.
“Diplomati ynë kryesor për Sirinë do të shkojë sot në Damask. Do të kryejmë kontaktet atje”, u tha Kallas gazetarëve para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.