Vritet edhe një tjetër gazetar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Vritet edhe një tjetër gazetar nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Një gazetar i Al Jazeera u vra në një sulm izraelit në Rripin e Gazës.

“Ahmed al-Lukh u vra sot, të dielën, në një bombardim izraelit”, tha rrjeti mediatik, duke shtuar se sulmi kishte në shënjestër kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të enklavës së rrethuar.

Dëshmitarët thanë se tregu i kampit u godit, duke vrarë pesë persona, përfshirë kameramanin dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Numri i gazetarëve palestinezë që janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës arrin në 195.

Shpërndaje në: