KFOR-i e demanton Hetemin për “listën e zezë” të hyrjes në Komunën e Leposaviqit
KFOR-i ka reaguar pas deklaratave se ata i kanë në “listë të zezë” disa zyrtarë të cilëve iu ndalohet hyrja në Komunën e Leposaviqit. Konkretisht për deklarimet e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Përmes një deklarate për media, KFOR-i thekson se këto pretendime janë të pabazuara dhe i kundërshton me vendosmëri akuzat e tilla.
KFOR-i kërkon që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal.
KFOR-i pohon se nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë. KFOR-i gjithashtu mban komunikime të rregullta me të gjithë homologët e tij kryesorë.
Më tej, KFOR-i thekson se mban standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij, përmes kanaleve të tij zyrtare të komunikimit në dispozicion të publikut.