Ligji për Byronë, Gashi: Pyeteni Albulena Haxhiun, a kishte dashtë me pasë këtë instrument në duar Hashim Thaçi

Ligji për Byronë, Gashi: Pyeteni Albulena Haxhiun, a kishte dashtë me pasë këtë instrument në duar Hashim Thaçi

Arben Gashi nga radhët e LDK’së ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7.

Ndër të tjera ai foli edhe për ligjin e Byros për Konfiskimin e Pasurisë, i cili u miratua nga Kuvendi dhe më pas u dërgua në Kushtetuese nga PDK.

Gashi u shpreh se kjo është tejet e rrezikshme dhe se duhet pyetur Albulena Haxhiu se a do të kishte dëshirë me pasë këtë instrument në duar Hashim Thaçi.

“Albulena Haxhiu më së paku e kupton drejtësinë, problemi i Haxhiut dhe Albin Kurtit është se mendojnë që institucionet e drejtësisë të bëhen palë politike. Me atë byro e para që mund të burgoset, është Albulena Haxhiu. Sepse ajo mund të mos jetë më Ministre e Drejtësisë. Ky lloj sistemi që po pretendon LVV, është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Pyeteni Albulena Haxhiun, a kishte dashtë me pasë këtë instrument në duar Hashim Thaçi”, u shpreh Gashi për Periskopin.

 

Shpërndaje në: