I pafat Milot Rashica, lëndohet sërish

I pafat Milot Rashica, lëndohet sërish

Sulmuesi kosovar i Besiktasit, Milot Rashica ka pësuar një tjetër lëndim.

Klubi i madh turk ka njoftuar para pak çasteve se ylli kosovar ka pësuar një lëndim dhe nuk do jetë prezent për ndeshjen ndaj Adana Demirspor.

Besiktas njoftoi se Rashica u lëndua në stërvitje dhe pas testeve u konfirmua se ai nuk mund të jetë gati për duelin e ardhshëm.

Futbollisti ka pësuar dëmtim në muskulin e djathtë të këmbës.

Shpërndaje në: