Hetemi: Zv/Ministri Arbër Vokrri e ka mik Radojca Radomiroviçin, han e pin e knon nëpër kafe me të
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka folur për shkarkimin e zëvendësitministrit për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq.
Ai thotë se asnjëherë nuk ka qenë pro bashkëpunimit me të anipse i është kërkuar nga Ministrat e Qeverisë së Kosovës.
“Unë në atë kohë kam qenë 7 muaj i mbyllur, kam pas takime me Radoicën shumë herë. Kam pas presion edhe prej disa ministrave (Elberti e Rashiqi) që unë të bashkëpunoj me të. Një kohë kena pas mosmarrëveshje me të, unë i kam thanë si njeri që t’u kisha lutë mos hajde më në komunë. Ma ka marrë mendja që u keqpërdorë ardhja e tij këtu. Edhe nga ana e KFOR-it amerikan që ia kanë ndalu me hy atij (Radoicës) Arbër Vokrrit dhe ministrit Krasniqi”, tha kryetari.
Hetemi flet edhe për miqësinë e ish-zv/ministrit për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq me zv/ministrin e Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.
“Jaran e ka aq shumë saqë shkon edhe pi me të, këndon me të, nëpër kafe”- tha Hetemi në debatin “Jeta në Komunë”.