Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, gjashtë persona bëhen për spital
Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e asfiksimit pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi në Gjakovë.
Kështu bën të ditur policia përmes raportit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
“Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e asfiksimit”, thuhet në raport.