6-vjetori i formimit të ushtrisë, Rama: Procesi i transformimit ia forcoi Kosovës themelet e shtetit

6-vjetori i formimit të ushtrisë, Rama: Procesi i transformimit ia forcoi Kosovës themelet e shtetit

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka kujtuar 6-vjetorin e shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Ai është shprehur krenar që ka qenë pjesë e këtij procesi, i cili ia ka forcuar Kosovës themelet si shtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se transformimi FSK-së në ushtri ishte një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovrane.

“Sot shënojmë 6-vjetorin e një momenti historik për vendin tonë – ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Ky transformim nuk ishte vetëm një arritje institucionale, por një dëshmi e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe sovrane. Jam shumë krenar që isha pjesë e këtij procesi, i cili Kosovës ia forcoi themelet si shtet. Lavdi të gjithë atyre që punuan e sakrifikuan për këtë arritje! Ushtria e Kosovës është dhe do të mbetet krenaria jonë!”, ka shkruar Rama.

Gjenerali Rrahman Rama tani i është futur politikes dhe është kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në listën e PDK-së ai e ka numrin 7.

Shpërndaje në: