Bajrami: Investimet kapitale gjatë Qeverisë Kurti kanë qenë ndër më të ulëtat

Bajrami: Investimet kapitale gjatë Qeverisë Kurti kanë qenë ndër më të ulëtat

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo ka vlerësuar se në këtë mandat qeverisës investimet kapitale kanë qenë më të ulëtat.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ajo ka thënë se në krahasim me mundësit buxhetore që ka pasur kjo qeveria asgjë nuk ka bërë në këtë drejtim.

“Investimet kapitale gjatë këtij mandati qeverisës kanë qenë ndër më të ulëtat, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kemi potencuar disa herë që ka ngecje, sidomos në investimet kapitale të nivelit qendror, përderisa të dhënat nga Ministra e Financave tregojnë që kur në Kosovë buxheti i tërësishëm ishte 1.8 miliardë euro investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë 350 milionë euro, në vitin 2023 me një buxhet një miliardë më shumë investimet kapitale ngelin të njëjta”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Këtu duhet të merret parasysh që gjatë viteve të fundit kemi pasur edhe një normë të inflacionit që është rreth 22 për qind, që do të thotë se investimet kapitale të vitit 2023 janë shumë më të ulëta, në krahasim me vlerat reale me ato të vitit 2017-18”, ka deklaruar Bajrami.

Shpërndaje në: