Sulmet në veri | Debat i ashpër mes Gashit e Surroit: Askush prej qeverisë nuk po jep përgjegjësi

Sulmet në veri | Debat i ashpër mes Gashit e Surroit: Askush prej qeverisë nuk po jep përgjegjësi

Një debat i ashpër ishte në Debat Plus mes Veton Surroit dhe Dardan Gashit për sulmet në veri, shkruan Periskopi.

Gashi ka kërkuar që dikush nga qeveria dhe institucionet tjera të jap përgjigjësi për sulmet që po ndodhin në veri.

Surroi tentoi të zbuste ngjarjet në veri duke thënë se sulmet terroriste ndodhin çdo kund në botë.

Gashi e pa si të rrezikshëm këtë opinion nga Surroi.

PJESË NGA DEBATI:

Dardan Gashi: “E kemi pa se çka ndodhi para dy jave, sa i sigurt e sa i shtrim është sovranitetin, kur u rrezikua për herë të parë, jo vetëm veriu, prej 99-tës ose prej 2004-ës si të duash, u rrezikuan edhe pjesë tjera të Kosovës”

Veton Surroi: “Sulme terroriste mund të ketë çdo kund. Sulmi terrorist në veri i përngjan sulmeve të Rusisë, në infrastrukturën kritike, kjo është brengosëse.”

Dardan Gashi: “Në çdo vend demokratik, pas çdo sulmi terrorist, dikush jep përgjigjësi, ministri, shefi i policisë, shefi i shërbimit sekret. A e sheh në rregull që askush prej qeverisë nuk është marrë në përgjegjësi. Me thanë që në çdo vend të botës ndodhin sulme terroriste është e rrezikshme, me thanë është normale me gju bombë”

Shpërndaje në: