Importi milionësh i energjisë, Visar Azemi: Qeveria dhe KESCO kanë dështuar, pas 9 shkurtit Qeveria Abdixhiku do të veprojë urgjentisht
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi tha se Qeveria e Kosovës dhe KESCO kanë dështuar të sigurojnë një strategji afatgjate për energjinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Azemi tha se pas katër vitesh qeverisje, akoma vazhdojnë importet e energjisë, që sipas tij, nuk kanë asnjë vlerë për zhvillimin afatgjatë të sistemit energjetik dhe duke e bërë energjinë elektrike të papërballueshme për qytetarët.
“Pyetja është: Kur do të investojmë në kapacitete të reja për prodhim të energjisë?
Këto çmime të larta janë një ndëshkim për qytetarët dhe bizneset, ndërsa qeveria vazhdon të mbajë qëndrime të pavendosura dhe të vonuara për të krijuar një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurte”.
Ndryshe, do të vazhdojmë të jemi të varur nga faktorët e jashtëm, dhe do të përballemi me pasiguri të mëtejshme energjetike dhe rritje të çmimeve për qytetarët tanë”, shtoi Azemi.