Xhaka flet për ndeshjet me Kosovën
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e ka komentuar grupin e kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2026.
Kosova, Zvicra, Suedia dhe Sllovenia do të garojnë në Grupin B kualifikues dhe do të synojnë avancimin në Botërorin që pas dy vjetësh organizohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Grup shumë i mirë, por shumë i vështirë”, ka thënë Xhaka për kundërshtarët me të cilët do të përballet nga vjeshta e vitit të ardhshëm.
Zvicra me Kosovën i ka tri ndeshje të luajtura, dy në kualifikimet për Evropianin 2024 qe në këtë verë u organizua në Gjermani, dhe një miqësore.
Të tria ndeshjet kanë përfunduar baras.
Por, Zvicra me Suedinë e Slloveninë nuk ka luajtur për kohë të gjatë.
“Kosova ka ekip të fortë. Natyrisht është ndeshje e veçantë dhe e këndshme për mua dhe familjen time”, është shprehur Xhaka, shkruan gazeta zvicerane “Blick” të premten.