Shala për Projektligjin e resurseve ujore: A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?!

Shala për Projektligjin e resurseve ujore: A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?!

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pasi dërguan në Gjykatën Kushtetuese 16 projektligje.

Shala përmendi Projekligjin për menaxhimin e resurseve ujore, për të cilin tha se “specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vertetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës”.

 

 

Postimi i plotë:

A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?!

Ndër 16 projektligjet që sot i dërguam në Gjykatën Kushtetuese është Projektligji për menaxhimin e resurseve ujore, për dërgimin e të cilës kam qenë bartës unë si deputet i PDK-së.

Sikur mazhoranca mos ta kontrabandonte nëpër terr këtë dhe 15 projektligjet e tjera, kisha përgatitur për diskutim një kritikë në disa pika ndaj këtij projektligji të hartuar në mënyrë sharlatane e skandaloze. Por, sot do ta ndaj vetëm njërin shqetësim, i cili, ndonëse duket i natyrës teknike, në thelb është më problematik se kaq.

Projektligji specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vertetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës. Pasi vetë ky projektligj është për Republikën e Kosovës, dhe jo për ish Jugosllavinë, nuk ka sens të përmenden Danubi e Vardari.

A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?! Pse këto referenca gjeografike jugonostalgjike?!

Duhet të kthehen konceptet e pellgjeve lumore me emërtimet e lumenjve të Kosovës!

Shpërndaje në: