Mehmetaj publikon pamje: Embelma e UÇK vendoset mbi shole në Ministrinë e Drejtësisë
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar pamje nga tualeti i Ministrisë së Drejtësisë, nga ku shihet se mbi shole është vendosur emblema e UÇK-së.
“Ftoj ministren të jap sqarim, përse është lënë emblema e UÇK-së aty dhe përse nuk e ka larguar (së paku deri të premten e kaluar).”, ka shkruar Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Çfarë skandali: Emblema e UÇK-së e vendosur mbi shole/guacë në WC-në e Ministrisë së Drejtësisë, në katin e kabinetit të ministres
Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në WC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së.
Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor.
Përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligjin e Kosovës.
Përdhosja e emblemës së UÇK-së është e dënueshme nga populli i Kosovës.
Ftoj policinë dhe prokurorinë të bëjnë hetime, sepse aty kamera ka, për të kuptuar kush e ka vendosur dhe kush e ka mbajtur aty?
Ftoj ministren të jap sqarim, përse është lënë emblema e UÇK-së aty dhe përse nuk e ka larguar (së paku deri të premten e kaluar).
Nëse policisë i duhet vidoja që e posedoj dhe fotot, jam i lumtur t’ua jap menjëherë.
Sqarimi për këtë skandal është obligativ dhe sa më i shpejtë.
Turpi iu mbuloftë.