Abdixhiku: Dua të ndërtoj shpresë dhe sjell ndryshimin për hir të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për ngecjet e Kosovës gjatë këtyre 4 viteve të qeverisjes së VV-së.
Ai tha në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, se dëshiron të ndërtojë shpresë dhe të sjell ndryshim për hir të Kosovës.
Sipas tij, pushtetin Kosova e ka hendek.
“Një republikë modern çfarë unë e ëndërroj duhet të jetë një Republikë ku gazetarët nuk përcillen. Nuk e dia një Republikë ku shtypet fjala e lirë, sepse nuk munden. Unë dua të ndërtoj shpresë dhe sjellë ndryshimin për hir të Kosovës”, ka thënë i pari i LDK-së e kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.