Ja kur nuk duhet konsumuar xhenxhefil

Ja kur nuk duhet konsumuar xhenxhefil

Nëse ju jeni në një nga gjendjet e mëposhtme nuk duhet të konsumoni xhinxher, pasi ky i fundit mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj.

  1. Shtatzënia

Xhinxheri është i pasur në përbërës që lirojnë muskujt dhe ndihmojnë tretjen. Nëse ju jeni shtatzënë xhinxheri do të krijojë iluzionin e tkurrjeve të parakohshme. Gjatë 3 mujorit të fundit gratë shtatzëna e kanë të ndaluar marrjen e kësaj rrënjëjë në çfarëdo forme.

  1. Vuani nga sëmundjet e zemrës

Xhinxheri stimulon qarkullimin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për ata që janë duke “luftuar” mpiksjen (trashjen) e gjakut apo diabetin, xhinxheri është përbërësi magjik, por njerëzit që vuajnë nga hemophilia (mosmpiksja) e gjakut mund të rrezikojnë jetën nëse konsumojnë xhinxher.

  1. Trajtimi me disa barna të caktuara

Nëse jeni duke marrë ilaçe për tensionin e lartë të gjakut apo diabetit, xhenxhefil mund të ketë një efekt negative. Xhinxheri stimulon hollimin e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Kur xhenxhefili kombinohet me antikoagulantë, beta-bllokues mund të shkaktojë dëmtime dhe ul efektet e këtyre barnave.

  1. Jeni nënpeshe

Nëse ju jeni duke luftuar për të fituar peshë ( e çuditshme apo jo) nuk duhet të konsumoni xhinxher.  Ai ngre nivelin e pH e stomakut dhe stimulon enzimat të tresin ushqimin. Ajo mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe ul dëshirën për ushqim. Konsumi i rregullt i çajit të xhenxhefilit ose shtojcave xhenxhefil mund të shkaktojë humbje peshe, humbjen e flokëve, parregullsi periodash etj.

Shpërndaje në: