“KRU Prishtina” me thirrje për qytetarët: Paguani sa më shpejt faturat e ujit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që të mbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.
“Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë. Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se duhet paguar sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.