Donald Trump shpallet personi i vitit nga revista Time
Rreth gjashtë muaj më parë, Donald Trump ishte ulur në një sallë gjyqi në Manhatan, duke dëgjuar një juri që e bën atë ish-presidentin e parë të dënuar për një krim.
Të enjten, ai do t’i bjerë ziles së hapjes në Bursën e Nju Jorkut, vetëm disa blloqe larg asaj gjykate dhe do të njihet nga revista Time si personi i vitit.
Nderimet për biznesmenin e kthyer në politikan, përfaqësojnë kapitullin e fundit në marrëdhënien e tij dashuri-urrejtje me Nju Jorkun.
Ato janë gjithashtu një masë e rikthimit të jashtëzakonshëm të Trump nga një ish-president i izoluar, i cili refuzoi të pranonte humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë ndaj një presidenti të zgjedhur që fitoi Shtëpinë e Bardhë në mënyrë vendimtare në nëntor.
Trump pritet të jetë në Wall Street për të shënuar fillimin ceremonial të tregtimit të ditës, sipas katër personave me njohuri për planet e tij.
Ai gjithashtu do të shpallet të enjten si personi i vitit 2024 i Time, sipas një personi të njohur me përzgjedhjen.