Rrahje masive në Gjakovë, arrestohen dy persona

Rrahje masive në Gjakovë, arrestohen dy persona

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë vonë në një nga restorantet në Gjakovë.

Si pasojë e rrahjes disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Kështu deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj deklaroi se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa prova.

“Në lidhje me rastin s’kemi ndonjë informacion se ka ndonjë person të plagosur nga arma e zjarrit. Janë disa persona të lënduar nga ky rast. Dy të dyshuar janë arrestuar”, tha ai për Klankosova.tv

Elezaj deklaroi se rasti është iniciuar si “Posedim ose mbajtje e paautorizuar e armës së zjarrit” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Shpërndaje në: