Gjykata nxjerr vendim: Shpall të paligjshëm monopolin e Ex-Fis, financuesit të VV’së

Gjykata nxjerr vendim: Shpall të paligjshëm monopolin e Ex-Fis, financuesit të VV’së

Gjykata Komerciale e ka refuzuar padinë e “Limak”-ut kundër Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK). Përmes kësaj padie, “Limak” kërkonte të anulohej një vendim i AACK’së që mundësonte konkurrencën në shërbimet e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një vendim të 2021-ës, përmes së cilës AACK’ja kërkonte ndërprerjen e “marrëveshjes së fshehtë” mes Limakut dhe “EX Fis”-it për shitjen e litrës së kerozinës 0.12 centë, kurse ishte e rregulluar me ligj që litri i kerozinës të blihej për 0.2 centë.

Vendimin, të cilin e ka parë Insajderi, është marrë pak ditë më parë nga gjyqtari Gent Bekeri, i cili ka refuzuar në tërësi kërkesën e “Limak”-ut që të anulohet vendimi i AACK’së dhe të lejohet tregtia me “EX Fis”, të cilët figurojnë edhe si donatorë të partisë në pushtet.

Bujar Ejupi, i cili u largua nga pozita e AACK’së nga partia në pushtet, kishte deklaruar se vazhdimishtt po shantazhohet, sulmohet e po i bëjnë presion pasi raportoi keqpërdorimet që kishte gjetur në AAC që kur ishte emëruar në pozitën e drejtorit.

Dyshohet se kërcënimet në drejtim të Ejupit kishin të bënin “monopolin e kerozinës”.

AAC ka raportuar thyerjen e ligjit për tarifat e kerozinës, si pasojë e së cilës janë përfituar mbi 2 milionë euro nga operatori ekonomik. Rasti është paraqitur menjëherë nga AAC në komisionin PPP, pasiqë kërkohen hapa të menjëhershëm për të ndaluar thyerjen e ligjit shumë vjeçar në ANP. AAC për herë të parë ka adresuar hapjen e tregut dhe ka sinjalizuar keqpërdorimin me monopolin e shitjes se kerozinës në aeroport“, ka shkruar Ejupi.

Në vitin 2021, Reporteri kishte raportuar se Kompania “Ex Fis” kishte përfituar mbi 10 milion euro bruto gjatë viteve 2018 dhe 2019, nga monopoli për furnizim me kerozinë në aeroport, e që ia mundësonte kompania turke LIMAK e cila ka në koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Krejt kjo iu kushtonte qytetarëve të Kosovës me çmimet më të larta të biletave të fluturimit, krahasuar me vendet e rajonit, pasi që kerozina është pothuajse kostoja kryesore e një fluturimi për kompanitë avio-fluturuese.

Kompania e derivateve “EX FIS”, në pronësi të afaristit Isa Muharremi, përveç monopolit është përmendur edhe për uzurpimin e pompave të derivateve në veri. “EX Fis” tentoi që t’i kapte pompat në zonat veriore të cilat po shfrytëzoheshin nga ‘Nis Petrol’, pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Veç pak ditë pas shpalljes publike të AKP’së, “EX FIS” është parë duke brenduar pompën pa u mbyllur afati, i paraparë më 8 gusht.

Në rrjete sociale ishin ndarë fotografi të cilat dëshmonin se disa punëtorë të “EXFIS”-it kishin brenduar pompat para mbylljes së afateve. Më pas, logot e “EXFIS” ishin larguar pasi AKP’ja kishte thënë se dhënia në shfrytëzim e pompave duhet të kalojë përmes prokurimit.

Kompania “EX FIS” figuron në listën e financuesve të Vetëvendosjes përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro.

Insajderi më 2022-ën kishte raportuar edhe për një mashtrim të “EX FIS” me çmime.

Kompania EX Fis në fillim të muajit mars rriti çmimet e derivateve, ndonëse kishte ende rezerva të tyre, që i kishte blerën në muajin shkurt. Ky stok ishte krijuar derisa çmimi i importit të derivateve të naftës ka qenë 1 euro deri në 1,06 centë.

Fillimisht vetë kompania EX Fis, doli me një njoftim, përmes së cilit thoshte se ka vendosur që naftën ta shes në treg pa fitim, vetëm sa për ta mbuluar koston e blerjes.

Njoftimi i saj i datës 8 mars ishte respektuar nga ajo vetë vetëm për një ditë. Vetëm pas një dite ‘EX Fis’ i kishte shtrenjtuar çmimet brenda ditës.

Përderisa me 9 mars EX Fis, në ora 9:40 të mëngjesit një litër naftë e shiste me çmimin 1 euro e 66 centë, një orë pas një 10:28 e njëjta e rritë çmimin në 1 euro e 73 centë për litër.

Gazeta Insajderi, kishte siguruar dokumentacione përmes së cilave dëshmohet se sa rezerva kishin kompanitë.

Bazuar në këto dokumente dilte se kompania EX Fis kishte raportuar në ATK se ka mbi 3 milionë e 800 litra në stok. Në muajt shkurt gjersa ishte krijuar ky stok, çmimi i importit të derivateve të naftës ka qenë 1 euro deri në 1,06 centë. /Insajderi.org/

Shpërndaje në: