Zbulohen emrat e të arrestuarve në pjesën e Shqipërisë, në aksionin ku u shkatërrua banda e trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri
Janë zbardhur emrat e të arrestuarve në Shqipëri, si të përfshirë në trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri.
Mes të rinjve që dyshohet se janë të përfshirë në grupin kriminal është edhe 20-vjeçari, Euxhenio Manushi, djali i muzikantit Ad Sybardhi, shkruan panorama.com.al.
Euxhenio Manushi është arrestuar në flagrancë nga Antidroga e Tiranës tek rrethi i Kamzës më 9 Dhjetor, teksa udhëtonin në mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Klaudio Serjani, të cilit iu gjet një sasi prej 1.5 kg kokainë, me vlerë në treg 270.000 euro.
Emrat:
Euxhenio Manushi 20-vjeç
Endri Papa 34-vjeç
Aurel Manreka 28 vjeç
Gersi Llozha 22 vjeç
Kleu Mucalliu 26-vjeç; dhe
Tonin Shkami 53-vjeç
Gjatë operacionit në Shqipëri, që u zhvillua më 11 Dhjetor, u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Ndërkohë gjatë operacionit në Kosovë, më 10 Dhjetor, u arrestuan 8 persona, konkretisht shtetasit me iniciale V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.
Gjatë operacionit policor në Kosovë u sekuestruan 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK.