Haradinaj prezanton një aderim të ri, Dr Samir Bytyçin
Kandidati për kryeministër nga AAK NISMA dhe të tjerët, Ramush Haradinaj ka prezantuar një aderim të ri në AAK e që është dr. Samir Bytyçi nga Suhareka.
“Suhareka, djepi i personaliteteve të shquara, atdhetarë e intelektualë, sërish dëshmon traditën e saj të shkëlqyer përmes Dr. Bytyçit – një familjar i mirë dhe humanist i njohur, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Suharekës e Kosovës. Përvoja e tij e pasur akademike, aktivizmi në Parlamentin Studentor dhe Senatin e UP, kombinuar me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve, janë dëshmi e qartë e vlerave që përfaqësojmë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Fuqizojmë radhët e Kosovës Fituese me një personalitet të shquar të mjekësisë kosovare! Ass. Dr. Samir Bytyçi, specialist i oftalmologjisë dhe asistent i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, i bashkohet familjes së madhe të Aleancës për të çuar përpara vizionin tonë për Kosovën.
Suhareka, djepi i personaliteteve të shquara, atdhetarë e intelektualë, sërish dëshmon traditën e saj të shkëlqyer përmes Dr. Bytyçit – një familjar i mirë dhe humanist i njohur, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Suharekës e Kosovës. Përvoja e tij e pasur akademike, aktivizmi në Parlamentin Studentor dhe Senatin e UP, kombinuar me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve, janë dëshmi e qartë e vlerave që përfaqësojmë.
Dr. Bytyçi, që nga fillet e angazhimit të tij politik ka qenë pjesë e Aleancës, hyn në një fazë të re të shërbimit ndaj vendit, duke zgjeruar kontributin e tij të çmuar në nivel institucional. Bashkë do të realizojmë aspiratën për Kosovën Fituese.