Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan, policia heton rastin
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zveçan, shkruan Gazeta Express.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të policisë ku është shtuar edhe se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
‘‘VDEKJE E DYSHUAR
Zveçan 11.12.2024-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar vëllai i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore si dhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka njoftuar policia.