Kush mbeti jashtë e kush hyri në listat për deputetë nga VV-ja, PDK-ja e LDK-ja?

Kush mbeti jashtë e kush hyri në listat për deputetë nga VV-ja, PDK-ja e LDK-ja?

Partitë politikë në Kosovë kanë dorëzuar listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt në Kosovë. Në këto lista janë vërejtur disa largime e disa prurje të reja. Kush mbeti jashtë kandidimit për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje partia që aktualisht udhëheq me vendin ishte e fundit si parti që publikoi listën për deputetë.

Kësaj liste i prin kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ndërsa pas tij renditen, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla (Guxo), Avni Dehari, Albulena Haxhiu.

Jashtë kësaj liste mbeti zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi si dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Gjithashtu, në këtë listë nuk është as emri i deputetës Tinka Kurti.

Ndërsa prurjet e reja brenda listës së VV-së, ishin Bylbyl Sokoli, Edona Llalloshi, Nezir Kraki si dhe Gazmir Raçi.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratik e Kosovës, ka publikuar listën e deputetëve.

Në top-renditje ka nisur prej Bedri Hamzës – si bartës liste – me Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn, Uran Ismajlin…e Bernard Nikajn.

Jashtë kësaj liste mbeti Adem Grabovci.

Gjithashtu, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që i ka paraprirë fushatës qe kohë me intensitet në top dhjetëshen e saj të parë ka nxjerrë emrat prej më domethënës të partisë, duke nisur prej Lumir Abdixhikut, Kujtim Shalës, Doarsa Kica-Xhelilit, Lutfi Hazirit, Gazmend Muhaxherit, Hkymete Bajramit…e Anton Qunit.

Jashtë kësaj liste mbeti Agim Veliu.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu gjatë ditës nxorën zyrtarisht 110 kandidatët e tyre.

AAK-ja në koalicion me Nisma-n e me një numër tjetër partish të vogla, nisi me bartësin e listës, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Time Kadrijajn, Ardian Gjinin…Bekë Berishën e Besnik Tahirin…

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt.

Ndërkohë, partitë politike veçse kanë filluar me parafushatën elektroale.

Shpërndaje në: