Prokuroria Speciale nuk ia dëgjon ‘qejfin’ Rozeta Hajdarit, fton Kurtin për t’u rrëfyer për rezervat shtetërore

Prokuroria Speciale nuk ia dëgjon ‘qejfin’ Rozeta Hajdarit, fton Kurtin për t’u rrëfyer për rezervat shtetërore

Në një studio televizive në transmetuesin publik protagonistja e skandalit për rezervat shtetërore Rozeta Hajdari u pyet pikërisht për këtë, por ajo vendosi të mos përgjigjet, duke kërkuar që të mbyllet kjo temë.

“A jeni ju prokuror. Ju lutem mbylleni këtë temë sepse është çështje sekrete”, i tha Hajdari gazetarit.

Ani pse është kjo dëshirë e saj, Prokuroria Speciale me sa duket nuk do ta përfundoj me kaq.

Kjo pasi që ftesë për këtë skandal, i ka ardhur sot edhe shefit të saj, Albin Kurtit.

Periskopi raportoi më parë se Kurti është ftuar në prokurori për cështjen e rezervave shtetërore.

 

Për ftesën e detyrueshme drejtuar Kurtit në cilësi dëshmitari, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili për media e dha krejtësisht në domen zgjedhor duke e quajtur “ndërhyrje” nga sistemi i drejtësisë ndërsa Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pyeti “pse kjo nguti? Fushata fillon në janar”.

Për çështjen e rezervave shtetërore, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte dalë në mbrojtje publike Rozeta Hajdarit përmes një videoadresimi duke mohuar kategorikisht se çështja përbënte rast korrupsioni.

 

 

 

Skandali me rezervat shtetërore, Hajdari refuzon të përgjigjet: Mbylle këtë temë

Shpërndaje në: