Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale

Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një ftesë nga Prokuroria Speciale

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se ky veprim është për të ndikuar në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se thirrja e Kurtit në Prokurorinë Speciale ka të bëjë me rezervat shtetërore.

Postimi i plotë:

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

 

SKANDAL: 10 milionë euro dyshohet se janë zhdukur në ministrinë e Rozeta Hajdarit – ishin destinuar për rezervat e shtetit

Shpenzohen 60% të rezervave shtetërore (Video)

Shpërndaje në: