Krasniqi e prezanton edhe një kandidate për deputete: Igballe Asllani – Potera vlerë e shtuar për PDK-në
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka prezantuar edhe një kandidate për deputete në listën e PDK-së sot, e që është Igballe Asllani – Potera.
Ai ka bërë me dije Asllani – Potera ka përvojë të gjatë në praktikat e edukimit, gjithëpërfshirjes dhe në udhëheqje,
Postimi i plotë:
Sot listës sonë të kandidatëve për deputetë, iu bashkua edhe një grua e zonja dhe shumë e respektuar, Igballe Asllani Potera.
Me një përvojë të gjatë në praktikat e edukimit, gjithëpërfshirjes dhe në udhëheqje, Igballja është një vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës. Ajo është shembull reflektues i punës së palodhshme dhe përkushtimit për ofrimin e mundësive, arsimimin dhe avancimin e gjithsecilit, pa dallim.
Është kënaqësi ta mirëpresim në shtëpinë tonë të madhe politike – PDK!
#MaMirë