Ministri letonez i Mbrojtjes nesër vjen në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, nesër do ta vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes.
Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër, (enjte), më datë 12 dhjetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Letonisë, Andris Sprūds.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas këtij njoftimi, ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00.