Certifikimi i subjekteve politike, Cakolli: Fajin për shtyerjen e afatit e kanë partitë që nuk e kanë marrë seriozisht procesin

Certifikimi i subjekteve politike, Cakolli: Fajin për shtyerjen e afatit e kanë partitë që nuk e kanë marrë seriozisht procesin

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka reaguar pas shtyerjes së afatit për aplikim për certifikimin e subjekteve politike, shkruan Periskopi.

Sipas Cakollit partitë kanë pasur plot 102 ditë afat dhe fajtorët e vetëm janë partitë që se kanë marrë seriozisht procesin.

“Partitë politike kanë pasur afat për të aplikuar për certifikim (dhe dorëzim të listave të kandidatëve) që nga 1 shtatori, deri sot në ora 16:00 – pra, plot 102 ditë. Ndonëse faji për këtë shtyrje po tentohet t’i lihet problemeve të platformës online, në fakt, fajtorët e vetëm janë partitë (sidomos ato të mëdha) që nuk e kanë marrë seriozisht procesin, duke i lënë aplikimet për momentet e fundit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

KQZ zgjat afatin për certifikimin e partive dhe dorëzimin e listës së kandidatëve deri në 12 të natës

Shpërndaje në: